“Jeni blerë për ta zëvendësuar Ronaldon dhe shkoni atje me mbi peshë; ky është Eden Hazard”

  • G.G /
  • 02 April 2021 - 15:50
“Jeni blerë për ta zëvendësuar Ronaldon dhe shkoni atje me mbi peshë; ky është Eden Hazard”

Ish futbollisti i Belgjikës, Gilles de Bilde, ka kritikuar futbollistin e Real Madridit, Eden Hazard.

Hazard ka qëndruar më shumë në infermieri se sa në fushë që kur u transferua te Reali në verën e vitit 2019 për më shumë se 100 milionë euro nga Chelsea.

Ai ka vuajtur nga dëmtimet e shumta dhe në Madrid arriti me disa kilogramë më shumë.

Eden gjithmonë është kritikuar për mbipeshën dhe mos punën në stërvitje dhe tani ka marrë kritika edhe nga bashkëvendësi i tij, Bilde.

“Shkoni në klubin më të madh në botë, je transferim rekord në histori të klubit, supozohet se jeni blerë për ta zëvendësuar Cristinao Ronaldon, dhe atje arrini me mbi peshë!. Kështu është Eden Hazard”, tha ai.

Bilde nuk beson se pas dëmtimit, Hazard do të kap nivelin e duhur këtë edicion, aq më shumë një lojtar që ai dhe shumë të tjerë e etiketojnë si jo punëtorë.

Hazard ka bërë vetëm 34 paraqitje për dy sezone te Reali, ka shënuar 4 gola. 

(Kosova Sot Online)