Derbi Arsenal – Liverpool pa Xhakën e Shaqirin

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 20:24
Derbi Arsenal – Liverpool pa Xhakën e Shaqirin

Liverpooli dhe Arsenali do të përballen sot në një derbi mes dy skuadrave që luftojnë për top katërshe në Premierligë këtë sezon.

Arsenali e pret Liverpoolin në Emirates Stadium në orën 21:00.

Si rrallë herë në vitet e fundit, në derbin e sotëm asnjë futbollist me prejardhje shqiptare nuk do të jetë titullar.

Granit Xhaka, një titullar i padiskutueshëm në Arsenal, mungon sepse është i sëmurë, ndërsa Xherdan Shaqiri është lënë në stolin e Liverpoolit nga trajneri Jurgen Klopp.

Të kuqtë renditen në vendin e shtatë me 46 pikë, katër më shumë se Arsenali në vendin e nëntë dhe pesë më pak se top katërshja.

Të dy skuadrat i kanë nga dy fitore në pesë ndeshjet e fundit në ligë, por Liverpooli është mposhtur tri herë gjatë kësaj periudhe, derisa londinezët kanë barazuar dy herë dhe kanë humbur një herë.

Formacionet zyrtare:

Arsenal:

Image

Liverpool:

Image

(Kosova Sot Online)