Manchester City edhe një hap më afër titullit, e mposht lehtësisht Leicesterin

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 20:37
Manchester City edhe një hap më afër titullit, e mposht lehtësisht Leicesterin

Manchester City është duke marshuar sigurt drejt titullit në Premierligë, pas fitores së lehtë 2:0 kundër Leicester City të shtunën.

Benjamin Mendy me një gol në pjesën e parë dhe Gabriel Jesus një tjetër në pjesën e dytë ia siguruar skuadrës së Pep Guardiolës triumfin në stadiumin “King Power”.

Kjo ishte fitorja e 23-të për Man City dhe e treta me radhë, që i ndihmon atij ta rrisë në 17 pikë epërsinë në krye të Premierligës.

Lideri e dominoi plotësisht Leicesterin në tokën e tij, duke e mbajtur topin më shumë në posedim dhe duke krijuar më shumë raste shënimi.

Por iu desh pothuajse një orë vizitorëve për ta thyer akullin, kur mbrojtësi i majtë Mendy shënoi për 1:0 nga afërsia në minutën e 58-të.

Një çerek lojë para fundit, Jesus e vulosi fitoren e City pas një aksioni që nisi me një pasim mahnitës të Kevin de Bruyne.

Manchester City tani mbledh 74 pikë pas 31 ndeshjeve, 17 më shumë se Manchester Unitedi që i ka zhvilluar vetëm 29 ndeshje deri tani.

Leicester City ngel në pozitën e tretë me 56 pikë pas 30 ndeshjeve. 

(Kosova Sot Online)