Cala e shpjegon incidentin me yllin e Valencias, e mohon se e quajti “m*t i zi”

  • S.A /
  • 06 April 2021 - 15:03
Cala e shpjegon incidentin me yllin e Valencias, e mohon se e quajti “m*t i zi”

Futbollisti i Cadiz, Juan Cala, ka dalë në një konferencë për media të martën, për t’u sqaruar rreth incidentit me mbrojtësin e Valencias, Mouctar Diakhaby, duke i mohuar akuzat për racizëm ndaj tij. Diakhaby ishte ankuar te gjyqtari se kundërshtari i tij Cala e kishte quajtur “m*t i zi” në humbjen e Valencias kundër Cadizit të dielën në La Liga.

Lojtarët e Valencias u larguan nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj racizmit që Cala dyshohet ta ketë ushtruar ndaj Diakhaby, por u kthyen në fushë pa të për ta vazhduar ndeshjen deri në përfundim.

Ndeshja mes tyre në La Liga u ndal pas 29 minutave dhe pas bisedimeve me gjyqtarin, kapiteni i Valencias Jose Luis Gaya i priu ekipit për t’u larguar nga fusha. Por ndeshja rifilloi pas rreth 20 minutave me Diakhaby që e përcolli atë nga tribunat. Cala kishte paralajmëruar se do të fliste para gazetarëve për ta shpjeguar incidentin, dhe këtë e bëri dy ditë më vonë.

(Kosova Sot Online )