Lingard zgjon interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 16:31
Lingard zgjon interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane

Interi thuhet se po monitoron situatën e Jesse Lingard, pasi sulmuesi anglez vazhdon të bëjë përshtypje te West Ham. Lingard u largua në formë huazimi te “Hammers” dimrin e kaluar dhe ESPN raporton se Inter janë midis skuadrave që konsiderojnë të bëjnë një lëvizje për lojtarin anglez këtë verë.

Raporti pretendon se Paris Saint-Germain dhe Real Madrid janë ndër ekipet e interesuara, pasi Lingard po tregon një formë të shkëlqyeshme.

Që nga janari, 28-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në nëntë ndeshje të Premier League.

Lingard së shpejti do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen dhe thuhet se do të donte të luante në Ligën e Kampionëve.

West Ham aktualisht është i katërti në tabelë dhe marrëveshja e Lingard me Manchester United skadon në qershor të vitit 2022. 

(Kosova Sot Online )