Raiola: “Dortmund insiston që mos ta shesë Haalandin, por s’do të thotë që unë jam dakord me këtë”

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 19:13
Raiola: “Dortmund insiston që mos ta shesë Haalandin, por s’do të thotë që unë jam dakord me këtë”

Erling Haaland do të jetë padyshim një ndër lojtarët më të kërkuar sezonin e ardhshëm.

Sot është e vështirë të imagjinosh që talenti i ri norvegjez të mund të veshë fanellën e Borussias së Dortmundit edhe sezonin e ardhshëm.

Për të duket se po hapen dyert e La Ligas, Real Madridi dhe Barcelona janë ndër të paktat skuadra që mund të nisin një tratativë me kaq peshë.

Për të ardhmen e Haaland foli që nga Gjermania duke dhënë të reja të rëndësishme edhe menaxheri i tij Mino Raiola, që ka qenë shumë aktiv në këto javët e fundit në lidhje me këtë çështje.

“Mund të konfirmoj se isha në Dortmund për takime. Michael Zorc, drejtori sportiv na sqaroi se Borussia e Dortmundit nuk dëshiron ta shesë Haaland këtë verë. E respektoj këtë opinion, por kjo nuk do të thotë automatikisht se edhe unë jam dakort. Borusia e Dortmundit ishte shumë e qartë në qëndrimet e saj. Jemi dakord me këtë, nuk ka luftë mes nesh dhe Borussias, absolutisht jo, raportet me Zorc dhe drejtuesit e tjerë janë ende të mira”, shtoi në fund të fjalës së tij Mino Raiola. 

(Kosova Sot Online)