Kampioni fiton, por eliminohet nga Champions League – Chelsea dhe PSG në gjysmëfinale

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 23:18
Kampioni fiton, por eliminohet nga Champions League – Chelsea dhe PSG në gjysmëfinale

Kampioni i UEFA Champions League, Bayern Munich, i ka thënë lamtumirë garës në të cilën triumfoi në vitin 2020. Bayerni fitoi 0-1 në ndeshjen e kthimit, por u eliminua pasi ishte mposhtur 3-2 në shtëpi. Në ndeshjen tjetër, Chelsea humbi gjtithashtu në shtëpi 0-1 nga Porto, por u kualifikua në gjysmëfinale fal fitores në udhëtim 2-0 në ndeshjen e parë.

Paris Saint Germain e ka eliminuar Bayern Munichun për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të UEFA Champions League,

Parisi i Mauricio Pochettinos humbi 0-1 në shtëpi, por falë vlerës së golave si mysafirë, pasi fitoi ndeshjen e parë 3-2, arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, ani pse sfida me rezultat të përgjithshëm përfundoi 3-3.

Golin e shpresës për Bayernin e shënoi Eric Maxim Choupo-Moting, duke shtyrë klubin e tij të besojë deri në fund dhe të krijojë raste të shumta, por në pamundësi për të gjetur golin e kualifikimit, duke mbyllur këtu aventurën në Champions.

Edhe Chelsea, ashtu si PSG, humbi në shtëpi,

Chelsea i Thomas Tuchel u mposhtë 0-1 nga Porto në Stamford Bridge, por u kualifikua në gjysmëfinale falë fitores 2-0 si mysafirë në ndeshjen e parë.

Chelsea do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes mes Liverpool dhe Real Madrid, derisa PSG pret fituesin e ndeshjes Manchester City vs Borussia Dortmund. 

(Kosova Sot Online)