Modric i përgjigjet Piques: “Flasin sepse jemi klubi më i mirë në botë”
Luka Modric është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Liverpoolin në ‘Anfield’ në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ai u pyet edhe për El Clasicon ditë më parë, të cilën e fitoi Reali 2-1.
Gerard Pique, që nuk luajti, zbriti në fund në fushë duke u ankuar te gjyqtari, duke pretenduar se u dëmtua Barcelona dhe lidhur me këtë, është pyetur edhe Modric.
“Asgjë që flitet jashtë nuk mund të ndikojë në historinë tonë. Gjithmonë ka fjalë, është normale, jemi ekipi më i mirë në botë. Por s’mund ta njollosin imazhin tonë aspak”, u shpreh Luka.
(Kosova Sot Online)