Europa League, super ndeshje mes gjigantëve evropian në gjysmëfinale

  • A.P /
  • 15 April 2021 - 23:24
Europa League, super ndeshje mes gjigantëve evropian në gjysmëfinale

Arsenal, Manchester United, Roma dhe Villarreal kanë prerë biletën për në gjysmëfinale të Europa League.

“Topçinjtë” eliminuan Slavia Pragën, duke e mposhtur 4-0 në udhëtim, derisa në Angli barazuan 1-1.

Në anën tjetër, “Djajtë e Kuq” eliminuan Granadën.

Në sfidën e kthimit fitore arriti edhe Manchester United, me të njëjtin rezultat si në sfidën e parë, 2-0, shënuan Cavani dhe Vallejo autogol.

Roma barazoi në shtëpi 1-1 me Ajaxin, por u kualifikua falë fitores 2-1 në udhëtim në takimin e parë, derisa Villarreali e mundi 2-1 Dinamo Zagrebin.

Në gjysmëfinale, Manchester United do të ketë punë tani me Romën, derisa Arsenali me Villarrealin.

Ndeshjet do të zhvillohen me 29 prill dhe ato të kthimit me 6 maj. 

(Kosova Sot Online)