Drenica fiton me mund të madh ndaj Besës

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 16:59
Drenica fiton me mund të madh ndaj Besës

Drenica ka shënuar fitore ndaj Besës së Pejës me rezultat 1:2 në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kreshnik Uka ka qenë njeriu i ndeshjes për Drenicën në duel me Besën. Sulmuesi nga Skenderaj realizoi dy gola në përmbysjen e ‘kuqezinjëve’ përballë pejanëve.

Uka realizoi në minutat 37-të dhe 58-të për ta ndihmuar ekipin e tij drejt realizimit të triumfit të tetë sezonal që i shpije “Shqiponjat e Zeza” në kuotën e 33 pikëve në pozitën e tetë, aq sa ka edhe Llapi që ndodhet një pozitë më lartë.

Besa mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)