Laura Fazliu kualifikohet në çerekfinale

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 14:03
Laura Fazliu kualifikohet në çerekfinale

Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudistja shqiptare pati punë në rrethin e dytë me holandezen, Juul Franssen, ndaj të cilët fitoi me rezultatin 1-0 dhe e ruajti atë deri në fund të luftës.

Ajo në rundin e parë e kishte mposhtur me ippon gjermanen, Dena Pohl.

Në çerekfinale, Fazliu do të përballet me fituesen e duelit mes Daria Davydova vs Emilia Kanerva.

(Kosova Sot Online)