Akili e shpartallon kundërshtarin dhe kalon në çerekfinale

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 14:06
Akili e shpartallon kundërshtarin dhe kalon në çerekfinale

Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Akili arriti që ta mund me ippon në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg, për t’iu afruar edhe më shumë medaljes në Lisbonë.

Ai rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me ippon e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.

Akili, në çerekfinale do të luftojë me fituesin e duelit mes Mogushkov vs Karapetian.

https://streamable.com/kpreq3

(Kosova Sot Online)