Jake Paul fantastik, e nokauton Askren qysh në raundin e parë

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 10:35
Jake Paul fantastik, e nokauton Askren qysh në raundin e parë

“YouTuberi”, Jake Paul ka triumfuar në duelin e tij ndaj boksierit Ben Askren.

Askren që karrierën e zhvilloi në MMA, e provoi fatin në boks, por nuk pati sukses pasi u nokautua nga Jake Paul qysh në raundin e parë.

Paul kishte dy ndeshje të zhvilluara në boks paraprakisht dhe të dyja i kishte fituar.

As Jake Paul nuk është boksier profesionist, por me kohë po merr formë si i tillë. 


(Kosova Sot Online)