Kjo është kundërshtarja e Lorianës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 14:06
Kjo është kundërshtarja e Lorianës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Loriana Kuka arriti me sukses gjysmëfinalen në kategorinë deri në 78 kilogramë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo në çerekfinale mposhtu xhudisten austriake, Bernadette Graf me IPPON, shkruan Gazeta Express.

Me IPPON Kuka fitoi edhe në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Ukraina, Aanstasiya Turchyn.

Në gjysmëfinale, Loriana Kuka do të përballet me xhudisten nga Holanda, Guusje Steenhuis.

Steenhuis në GrandSlamin e mbajtur në Tel Aviv në muajin shkurt u rendit në vendin e pestë, kurse në Mastersin e Dohas e fitoi medaljen e bronztë.

Ajo e ka pasur një përballje me Lorianën në Lojërat Evropiane të Minskit në vitin 2019, duel të cilin e kishte humbur xhudistja kosovare me IPPON. 

(Kosova Sot Online)