Bayerni refuzon kërkesën e Flick për t’u larguar në fund të sezonit

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 14:24
Bayerni refuzon kërkesën e Flick për t’u larguar në fund të sezonit

Hansi Flick informoi të shtunën se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit.

Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar sot nga Bayern Munich.

Nëpërmjet një komunikate të lëshuar para pak minutave theksoi se bordi dhe trajneri ishin marrë vesh që të zhvillohen tri ndeshjet e ardhshme, e më pas të bisedohet për këtë çështje.

Kjo është edhe arsyeja pse nuk i është miratuar kërkesa Flickut.

“Hansi Flick, trajneri kryesor i FC Bayern, informoi publikun në lidhje me dëshirën e tij për të ndërprerë kontratën e tij, e cila zgjat deri në qershor 2023. Hansi Flick e kishte këtë dëshirë javën e kaluar. Hansi Flick dhe FC Bayern ranë dakord të përqendrohen në ndeshjet kundërVfL Wolfsburg, Bayer 04 Leverkusen (20 Prill) dhe 1. FSV Mainz 05 (24 Prill) në mënyrë që të mos shqetësohet përqendrimi i plotë i të gjithë klubit në këto tre lojëra të rëndësishme. FC Bayern nuk e miraton komunikimin e njëanshëm nga Hansi Flick dhe do të vazhdojë bisedimet siç është rënë dakord pas ndeshjes në Mainz” – thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)