Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, vazhdon garën për të bronztën

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 14:31
Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, vazhdon garën për të bronztën

Loriana Kuka është mundur në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze Guusje Steenhuis në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo u mposht me IPPON, teksa kishte humbur edhe njëherë në vitin 2019 nga po e njëjta xhudiste në Lojërat Evropiane të Minskit.

Kuka gjysmëfinalen e siguroi pasi mposhti me IPPON xhudisten austriake Bernadette Graf.

Para saj Loriana mposhti po ashtu me IPPON xhudisten nga Ukraina, Anastasiya Turchyn, kurse në raundin e parë kaloi pa luftë. 

(Kosova Sot Online)