Juventusi mposhtet nga Atalanta, kualifikimi në Ligën e Kampionëve në rrezik

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 16:59
Juventusi mposhtet nga Atalanta, kualifikimi në Ligën e Kampionëve në rrezik

Juventusi është mposhtur nga Atalanta në udhëtim, duke e vënë në rrezik plasmanin në top katërshe në Serie A dhe rrjedhimisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ruslan Malinovskyi e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për Atalantën në minutat e fundit të ndeshjes në Bergamo.

Ky rezultat nënkupton se Atalanta e kalon Juventusin tani në vendin e tretë, duke e krijuar një epërsi prej dy pikëve ndaj kampionit në fuqi, kur kanë mbetur vetëm edhe shtatë ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Juventusi ngel në kuotën e 62 pikëve, vetëm tri pikë më shumë se vendi i pestë, Napoli, i cili takohet me liderin, Inter, sonte në mbrëmje. Lazio është po ashtu afër pasi ka 58 pikë në vendin e gjashtë.

(Kosova Sot Online)