Drita e mund Trepçën ’89 falë një penalltie, Ballkani fiton ndaj Feronikelit

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 17:11
Drita e mund Trepçën ’89 falë një penalltie, Ballkani fiton ndaj Feronikelit

Drita e ka mundur 1:0 Trepçën ’89 falë një goli nga penalltia, ndërkohë që Ballkani e mposhti Feronikelin pa ndonjë mund të madh të dielën.

Kampionia dhe liderja e Superligës, Drita, si dhe përcjellësi i parë i saj, Ballkani, i kanë fituar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të, kundër Trepçës ’89 dhe Feronikelit, përkatësisht.

Klubi nga Gjilani fitoi në Mitrovicë falë golit të Festim Alidemajt në minutën e 54-të.

Ballkanit, ndërkohë, fitoren në Drenas ua siguruan Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku që shënuan nga një herë në secilën pjesë.

Fitoret e tyre nënkuptojnë se në renditjen e Superligës nuk ka ndryshuar asgjë, në lidhje me luftën për titull.

Sepse Drita vijon të jetë lidere, tani me 64 pikë, tri më shumë se Ballkani dhe katër më shumë se Prishtina.

Trepça ’89 dhe Feronikeli ngelin në pozitat gjashtë dhe shtatë, përkatësisht, me nga 35 dhe 34 pikë. 

(Kosova Sot Online)