La Liga thërret një takim me ekipet, por pa Barcelonën, Realin dhe Atleticon

  • A.P /
  • 19 prill 2021 - 17:52
La Liga thërret një takim me ekipet, por pa Barcelonën, Realin dhe Atleticon

LaLiga ka thirrur klubet në një takim të enjten në mëngjes mbi projektin e Superligës Evropiane të njoftuar këtë të diel nga dymbëdhjetë skuadra evropiane, duke përfshirë Real Madrid, Barcelona dhe Atlético, të cilët nuk do të jenë në atë takim.

LaLiga e ka quajtur këtë propozim të garës si “një qasje egoiste, e krijuar për të pasuruar më tej më të pasurit”.

Ndër organet që kanë kundërshtuar gjithashtu këtë projekt janë FIFA, UEFA, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit, FA dhe Premier League Angleze, FIGC dhe Lega Serie A Italiane, Bundesliga dhe Federata Gjermane, si dhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson.

Gjithashtu, Premierliga ka thirrur mbledhje për nesër me 14 ekipe, pa përfshirë gjashtë skuadrat që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Superligë. 

(Kosova Sot Online)