Guardiola për Superligën Evropiane: Nuk e di plotësisht

  • S.A /
  • 20 April 2021 - 15:36
Guardiola për Superligën Evropiane: Nuk e di plotësisht

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola foli në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Aston Villas në udhëtim. Ai nuk i shpëtoi as pyetjeve për Superligën Evropiane. Ai tha se nuk e di plotësisht dhe do të flet kur të ketë informacion të plotë.

“Nuk e di plotësisht. Unë mbështes klubin tim, unë jam pjesë e këtij klubi, i njoh njerëzit por kam edhe mendimin tim dhe do të jem i qartë kur të kem informacion të plotë” – u shpreh Guardiola.

Reklamë

Kujtojmë se pjesë e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane është edhe Manchester City.

(Kosova Sot Online )