Chelsea po përgatit dokumentet për t’u tërhequr nga Superliga

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 20:20
Chelsea po përgatit dokumentet për t’u tërhequr nga Superliga

Superliga Evropiane sapo ka lindur, por vetëm pak kohë ka provokuar një tërmet të madh.

12 klubet themeluese kanë firmosur për fillimin e kompeticionit që mund të nisë në Gusht, ndërsa UEFA i kërcënon me përjashtime nga çdo kompeticion i saj, madje me aprovimin e federatave përkatëse, i përjashton edhe nga kampionatet kombëtare, ndërsa lojtarët e klubeve pjesëmarrës në Superligë, rrezikojnë të mos luajnë as në Evropian e as në Botëror.

E gjithë kjo lëkundje e madhe duket se ka bërë disa klube që ta rimendojnë përfshirjen në këtë ligë.

Sipas Bleacher Report, Chelsea është i pari që ka bërë një hap prapa dhe po e mendon seriozisht tërheqjen.

“Chelsea po përgatit dokumentet për t’u tërhequr nga Superliga”, shkruan “Bleacher Football”.

Presioni është i madh nga të gjitha anët, si legjenda të futbollit, ashtu edhe tifozët që janë kundër vënies në jetë të Superligës. 

(Kosova Sot Online)