Manchester City tërhiqet nga Superliga

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 20:57
Manchester City tërhiqet nga Superliga

Superliga Evropiane sapo ka lindur, por vetëm pak kohë ka provokuar një tërmet të madh dhe mund të mos nisë kurrë.

Sipas mediave në Britani, Manchester City është tërhequr nga Superliga Evropiane.

Raportohet se City besohet t’i kenë komunikuar lajmin organizatorëve që nuk duan të jenë pjesë e projektit të ri.

Pak më parë mediat raportuan edhe për tërheqjen e mundshme të Chelseat që tashmë ka nisur punë e përgatitjes së dokumenteve për t’i dhënë fund ende pa marrë mirë jetë Superliga që ngjalli reagime të shumta. 

(Kosova Sot Online)