Reagon numri një i UEFA-s pas tërheqjes së Man City

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 23:01
Reagon numri një i UEFA-s pas tërheqjes së Man City

Tashmë është e kryer.

Manchester City ka nisur procedurat për t’u tërhequr zyrtarisht nga Superliga Evropiane.

“Manchester City mund të konfirmojë se ka nisur procedurat formalisht për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Menjeherë ka reaguar numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Jam i ngazëllyer të mirëpresë Manchester Cityn përsëri në familjen evropiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe. City është një pasuri e vërtetë për lojën dhe unë jam i lumtur që punoj me ta për një të ardhme më të mirë”, tha ai.

Edhe Raheem Sterling ka reaguar pas njoftimit nga ana e Manchester City.

“Ok Bye”, ka shkruar ai në Twitter.


(Kosova Sot Online)