Sqarohet Solskjaer para ndeshjes me Romën

  • A.P /
  • 28 April 2021 - 19:15
Sqarohet Solskjaer para ndeshjes me Romën

Manchester United ëndërron sërish finalen në Europa League.

Për të arritur atje, “Djajtë e Kuq” do të kenë punë me Romën të enjten, derisa sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme.

Solskjaer, ditë më parë tha se “nuk e njoh Romën”.

Kjo deklaratë bëri bujë në Itali, por ai insiston se është keqkuptuar.

“Roma është një ekip i madh, me një histori të njohur. Akoma i ruaj fanellat e Tottit dhe De Rossit, të firmosura nga ata vetë. Të jem i sinqertë, nuk e kemi ndjekur shumë Romën, por filluam t’i studionim që në momentin kur shorti na vuri përballë tyre në gjysmëfinale. Nuk kam dashur të tregoj mungesë respekti kur u shpreha se nuk e njoh Romën”, deklaron norvegjezi.

Marcus Rashford dhe Eric Bailly, sipas Solskjaer janë gati, por Anthony Martial dhe Phil Jones janë të dëmtuar dhe s’do të jenë të gatshëm për nesër.

“Rashford do të jetë në dispozicion, është rikuperuar dhe i ka lënë pas krahëve problemet fizike”

“Jemi më t pjekur në krahasim me sezonin e kaluar. Mezi po presim që të zbresim në fushë. E ëndërroj fitimin e një trofeu me United. Synojmë të fitojmë Europa League, uroj që ta realizojmë këtë vit”. 

(Kosova Sot Online)