Ljungberg: Xhaka është i ngadalshëm dhe po frikësohet

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 14:09
Ljungberg: Xhaka është i ngadalshëm dhe po frikësohet

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Arsenalit ka folur për futbollistin kosovar, i cili kohëve të fundit po luan si mbrojtës i majtë në “Emirates Stadium”

Freddie Ljungberg mendon se Granit Xhaka është lojtar i mirë, por që është i ngadalshëm dhe po frikësohet.

Futbollisti kosovar ka luajtur si mbrojtës i majtë së fundmi, që prej lëndimit të Kieran Tierney.

Dhe, ishte e qartë që përfaqësuesi kosovar hasi në vështirësi mbrëmë kundër Villarrealit në Europa League, në humbjen 1:2.

Ljungberg, i cili e ka drejtuar Arsenalin dhe ka luajtur aty për një kohë të gjatë, ndihet i habitur me trajnerin Mikel Arteta që vendosi ta zhvendoste futbollistin nga mesfusha në mbrojtës të majtë.

Sipas ish-futbollistit suedez, futbollisti duket i frikësuar kur gjendet në situata një kundër një.

“Kjo është ajo që doja të thosha. Ne i dimë dobësitë e Granitit. Ai është lojtar fantastik me topin dhe e ka këmbën e majtë mjaft të mirë, por ai është i ngadalshëm”, deklaroi fillimisht Ljungberg për “BT Sport”,.

“Pra, një kundër një ai ngec dhe bie gjatë tërë kohës. Prandaj, edhe nuk ka guxim të dalë përpara sepse frikësohet se ku mund të përfundojë. Por, për këtë punë nuk mund ta akuzojmë apo fajësojmë atë shumë”, shtoi tutje ish-futbollisti ofanziv. 

(Kosova Sot Online )