“Gazzetta dello Sport”: Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 16:44
“Gazzetta dello Sport”: Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi.

Lajmin e bujshëm e ka dhënë “Gazzetta dello Sport”, që raporton; “Juve dhe Cristiano duket sikur janë ndarë, por ende jetojnë së bashku”.

Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, kanë nisur të shqyrtojnë opsionet.

Mes tyre nuk është rikthimi i mundshëm në Real Madrid, pasi Florentino Perez, tha se nuk ka mundësi që të rikthehet 36-vjeçari, kontrata e të cilit i skadon me Juven në vitin 2022.

Opsioni i vetëm në Evropë mbetet PSG-ja, por vështirë se Nasser Al-Khelaifi do të pajtohet të paguajë miliona euro pagë për një 36-vjeçar.

“Gazzetta dello Sport” raporton se gjërat mes Juves dhe Ronaldos kanë ndryshuar që kur ‘Zonja e Vjetër’ u befasua duke u eliminuar nga Champions League nga Porto.

Ronaldo po luan sezonin e tretë në Itali.

Ai deri më tani ka bërë 128 paraqitje, ka shënuar 97 gola. 

(Kosova Sot Online )