Zekaj kalon pa luftë në gjysmëfinale të European Open

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 14:29
Zekaj kalon pa luftë në gjysmëfinale të European Open

Shpati Zekaj ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të European Open që po mbahet në Zagreb.

Ai në çerekfinale kishte përballë xhudistin hungarez, Zsombor Veg, duke kaluar pa luftë në gjysmëfinalen e këtij eventi.

Në gjysmëfinale ai do ta presë fituesin mes Danylo Hutsol dhe Marko Kumric.

Paraprakisht Zekaj fitoi dy raunde. Fillimisht mposhti xhudistin çek, Silvestr Matej dhe më pas mposht zviceranin Daniel Eich.

(Kosova Sot Online)