Fantastik Shpati Zekaj, kalon në finale të European Open

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 15:54
Fantastik Shpati Zekaj, kalon në finale të European Open

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj ka arritur të kualifikohet në finale të European Judo Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Zekaj në gjysmëfinale në kategorinë deri në 100 kilogramë e mposhti xhudistin kroat, Marko Kumric me IPPON.

Ai tani në finale do të takohet me xhudistin nga Ukraina, Anton Savytskiy.

Paraprakisht në gjysmëfinale, Shpati Zekaj kishte kaluar pa luftë, ndërsa në dy raundet e para kishte mposhtur Matej Silvestr dhe Daniel Eich.

Kështu, Zekaj ia siguron Kosovës medaljen e dytë nga kjo garë, pasi dje Laura Fazliu e fitoi të bronztën.

Mbetet të shihet se a do të stolistet me medalje të artë apo të argjendtë xhudisti i ri dhe mjaft premtues kosovar, Shpati Zekaj. 

(Kosova Sot Online)