Interi kampion i ri i Italisë, i jep fund mbizotërimit 9-vjeçar të Juventusit

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 17:08
Interi kampion i ri i Italisë, i jep fund mbizotërimit 9-vjeçar të Juventusit

Inter është shpallur kampion i Italisë për herë të 19-të në historinë e klubit, duke i dhënë fund një mbizotërimi të gjatë nëntëvjeçar të Juventusit.

Interi i Antonio Contes e fitoi titullin në sezonin 2020/21 edhe matematikisht, pas barazimit të Atalantës 1:1 me Sassuolon të dielën.

Interi e mundi 2:0 Crotonen të shtunën, i vetëdijshëm se dështimi i Atalantës për ta mundur Sassuolon të nesërmen do ta zyrtarizonte kampion të Italisë, katër ndeshje para përfundimit të sezonit.

Prandaj, edhe lojtarët zikaltër e nisën festën qysh të shtunën në mbrëmje dhe do ta vazhdojnë edhe sot kur janë zyrtarisht kampion të Italisë për herë të 19-të në historinë e klubit.

(Kosova Sot Online)