Prishtina e mund Llapin dhe e merr kreun e Superligës

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 17:09
Prishtina e mund Llapin dhe e merr kreun e Superligës

Prishtina është lidere e re e Superligës, pas fitores 3:1 kundër Llapit në udhëtim dhe falë humbjes tronditëse të Ballkanit 2:1 kundër Drenicës në Skenderaj.

Prishtina e ka në dorë fatin e vet në garë për titull në Superligë në katër ndeshjet e fundit.

Bardhekaltrit tani janë liderë të rinj të Superligës me 69 pikë, një më shumë se Drita dhe dy më shumë se Ballkani.

(Kosova Sot Online)