Lukaku: Jam krenar që luaj për Interin, ky është viti më i mirë në karrierën time

  • S.A /
  • 03 May 2021 - 09:32
Lukaku: Jam krenar që luaj për Interin, ky është viti më i mirë në karrierën time

Romelu Lukaku e ka pranuar se sezoni 2020/21 është më i miri në karrierën e tij, pasi e fitoi titullin në Serie A me Interin, për të cilin thotë se është krenar që luan. Sulmuesi belg e festoi titullin në Serie A, të cilin Interi e fitoi zyrtarisht të dielën pas barazimit të Atalantës me Sassuolon.

Ai madje doli në rrugët e Milanos për të festuar më tifozët me një flamur të Interit. “Jam shumë i lumtur me të gjithë tifozët e Interit në botë, për ekipin, për stafin, për presidentin dhe të gjithë”, tha Lukaku për Sky Sport Italia. “Ishte një vit i mrekullueshëm, jam vërtet krenar që luaj për Interin. Desha të dal jashtë dhe të festoj me njerëzit. I thashë mikut tim se kjo ishte mënyra më e mirë për ta përjetuar këtë, duke qenë pranë tifozëve”, shtoi ai. Ish-sulmuesi i Evertonit dhe Manchester Unitedit u pyet nëse ky ishte sezoni i tij më i mirë në karrierë.

“Edhe viti i kaluar ishte i mirë, por po, ky është sezoni më i mirë në karrierën time. Është i mrekullueshëm, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Dua t’i falënderoj të gjithë, jam vërtet i lumtur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )