“Do ta lija veten rezervë” – thotë Pogba pasi Man Unitedi fiton më pak me të në fushë

  • S.A /
  • 03 May 2021 - 09:55
“Do ta lija veten rezervë” – thotë Pogba pasi Man Unitedi fiton më pak me të në fushë

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka thënë me shaka se do ta kishte lënë veten rezervist në të ardhmen, pasi e mësoi një statistikë për paraqitjet e klubit me dhe pa të.

Me Pogban titullar, Unitedi i fiton vetëm 1.9 pikë për ndeshje, ndërsa me të në bankën rezervë, i fiton 2.2 pikë për ndeshje mesatarisht. Ai ka bërë shaka se duhet të konsiderohet si zëvendësues për djajtë e kuq, megjithëse thotë se këtë se sheh edhe si sfidë të cilën duhet ta përqafojë.

Kur Canal+ ia tregoi atë statistikë, Pogba bëri shaka: “Pra duhet të më lini në bankën rezervë atëherë! Nuk e kisha parë këtë statistikë. Nëse ekipi luan më mirë pa mua, do ta kuptoja plotësisht nëse trajneri do të më linte rezervë”. Ai shtoi: “Është një sfidë e mirë për mua, gjithsesi. Shpresoj se do të jetë e kundërta. Shpresoj se njerëzit do të fitojmë më shumë me mua sesa pa mua”.

(Kosova Sot Online )