Manchester City n’finale të Champions League për herë të parë në histori

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 23:00
Manchester City n’finale të Champions League për herë të parë në histori

Manchester City është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve. Do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Pas shumë shpenzimeve dhe tentimeve vit pas viti, më në fund Manchester City ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit.

City e eliminoi në gjysmëfinale PSG-në me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Pasi fitoi në Francë 2-1, të besuarit e Guardiolës triumfuan edhe në shtëpi, 2-0.

Riyad Mahrez ishte heroi i mbrëmjes me dy gola.

(Kosova Sot Online)