58 dëmtime, por ende duke luftuar për La Ligën dhe Champions Leagun

  • A.P /
  • 05 May 2021 - 18:24
58 dëmtime, por ende duke luftuar për La Ligën dhe Champions Leagun

Real Madridi është skuadra që më së shumti është dëmtuar nga orari i ngjeshur i ndeshjeve, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Deri sot, skuadra e Realit ka pësuar 58 dëmtime, disa lojtarë 3 apo 4 herë, disa më shumë, por Los Blancos ende janë duke luftuar për trofe në maj.

Natyrisht, e gjitha koje meritë e trajnerit, Zinedine Zidane që ka arritur ta menaxhojë skuadrën siç është më së miri.

Në ndeshjet më të rëndësishme, Realit i kanë munguar futbollistët më të rëndësishëm, këtë sezon veçohen Eden Hazard, Sergio Ramos dhe Dani Carvajal, që janë lënduar shpesh.

Në sfidën e sotme me Chelsea, po ashtu shumë, shumë e rëndësishme, Reali do të luajë sërish me mungesa, ashtu si në takimin e parë.

Në ndeshjen e parë munguan Fede Valverde, Sergio Ramos, Lucas Vasquez e Mendy, ndërsa sonte, janë rikthyer Valverde, Ramos e Mendy, edhe pse jo në 100%, por do të mungojnë Raphael Varane, Dani Carvajal e Lucas Vasquez.

Sido që të jetë, pavarësisht mungesave, Zizu ia ka dal të jetë në krye dhe do të tentojë edhe sonte që të arrijë finalen e katërt si trajner në stolin e Real Madridit.

(Kosova Sot Online)