Zyrtare: Ballkani e shkarkon Bledi Shkëmbin

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 18:40
Zyrtare: Ballkani e shkarkon Bledi Shkëmbin

Ballkani e ka shkarkuar trajnerin, Bledi Shkembi.

Ky vendim erdhi menjëherë pas humbjes së Ballkanit në shtëpi nga Arbëria, duke minimizuar gjasat për titullin kampion në Superligën e Kosovës.

Postimi i klubit në Facebook pa ndërhyrje:

Njoftim per Opinionin futbolldashes ,

Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi.

E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen .

(Kosova Sot Online)