Manchester United vs Villarreal, kur do të luhet finalja e Europa League?

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 23:34
Manchester United vs Villarreal, kur do të luhet finalja e Europa League?

Manchester United – Villarreal do të jetë finalja në Europa League për sezonin 2021/22.

U mendua se edhe në Europa League, ashtu si në Champions League, mund të ketë finale angleze, por Villarreali i ka befasuar të gjithë, duke eliminuar Arsenali.

Spanjollët fituan 2-1 në takimin e parë, derisa në atë të kthimit ia dolën të ruajnë rezultatin duke e mbyllur takimin 0-0.

Në ndeshjen tjetër, Manchester United e ka eliminuar Romën me rezultat të përgjithshëm 8-5.

United u mposhtë 3-2 në sfidën e kthimit, por arriti në finale falë fitores 6-2 në takimin e parë.

Manchester United – Villarreal do të zhvillohet me 26 maj në Poloni në “Arena Gdańsk” nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online)