Milani ka arritur marrëveshje me portierin Maignan

  • S.A /
  • 07 May 2021 - 09:49
Milani ka arritur marrëveshje me portierin Maignan

Portieri i Lille, Mike Maignan pritet të bëhet lojtar i ri i Milanit nga fillimi i sezonit 2020/21. Drejtuesit Rossoner janë në kërkim të përforcimeve të reja për sezonin e ardhshëm, pasi duan të jenë më konkurrues. Kështu, sipas mediumit RMC Sport, Milani ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me portierin e Lille, Maignan, këtë verë. 

Marrëveshja është e vlefshme për një shifër fillestare prej 15 milionë euro, me 25-vjeçarin që bie dakord për një kontratë pesë-vjeçare në San Siro. Transferimi varet nga largimi i portierit aktual Gianluigi Donnarumma, i cili mbetet pa kontratë në fund të sezonit. Donnarumma ka qenë i lidhur me një mori klubesh përfshirë Juventusin, Chelsean, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin.

(Kosova Sot Online )