Villarreali paralajmëron Manchester Unitedin

  • S.A /
  • 07 May 2021 - 09:55
Villarreali paralajmëron Manchester Unitedin

Villarreal ka shkruar historinë të enjten mbrëma, duke u kualifikuar për herë të parë në finale të Europa League.

Ekipi spanjoll eliminoi Arsenalin mbrëmjen e kaluar. 0-0 përfundoi ndeshja e luajtur në Londër dhe diferencën e bëri fitorja 2-1 e Villarreal në sfidën e parë në Spanjë.

Villarreal, në finale do të ketë punë me Manchester Unitedin, që eliminoi Romën me rezultat të përgjithshëm 8-5.

Finalja mes Villarreal dhe United do të luhet me 26 maj në Gdansk të Polonisë dhe Unai Emery thotë se do të jenë gati për atë super sfidë.

“Na pret një sfidë e vështirë me United, e kemi të qartë. E meritojmë të përballemi me ta. Tifozët të jenë të qetë, do u dhurojmë atyre performancën që presin“, theksoi i bindur 49-vjeçari.

“Do të përballemi me një skuadër të madhe, që do na e vështirësojë jetën. Nuk donim që edhe finalja e Europa League të ishte angleze. Fantastike që do të përfaqësojmë Spanjën në një finale“. 

(Kosova Sot Online )