Reali, Juve dhe Barça zyrtarisht bëhen bashkë dhe tregojnë për kërcënimet nga UEFA, nuk largohen nga Superliga

  • S.A /
  • 08 May 2021 - 13:25
Reali, Juve dhe Barça zyrtarisht bëhen bashkë dhe tregojnë për kërcënimet nga UEFA, nuk largohen nga Superliga

S’ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës pas kërcënimeve nga UEFA për mos largimin nga Superliga.Të tri klubet kanë reaguar me komunikata zyrtare në faqet e tyre duke treguar se ato janë duke u kërcënuar vazhdimisht pas idesë për krijimin e Superligës Evropiane. Tre klubet të cilat nuk kanë vendosur që të lënë Superligën, e cila fillimisht kishte 12 të tillë, në komunikatën e përbashkët kanë thënë se janë “të gatshëm të diskutojmë por nuk pranojmë assesi kërcënime nga UEFA”.

Komunikata e Juves, Barçës dhe Realit:

Në lidhje me deklaratën e lëshuar nga UEFA më 7 maj për Super Ligën dhe për pozicionin e marrë nga 9 prej klubeve të saj themeluese, FC Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi deklarojnë si në vijim:

1. Klubet themeluese kanë pësuar, dhe vazhdojnë të pësojnë, trysni, kërcënime dhe fyerje të papranueshme nga palët e treta për ta braktisur projektin dhe në këtë mënyrë të heqin dorë nga e drejta dhe detyra e tyre për të ofruar zgjidhje për ekosistemin e futbollit përmes propozimeve konkrete dhe dialogut konstruktiv. Kjo është e patolerueshme sipas sundimit të ligjit dhe tribunalet tashmë kanë vendosur në favor të propozimit për Super Ligën, duke i urdhëruar FIFA-n dhe UEFA-n, qoftë drejtpërdrejt apo përmes organeve të lidhura me to, që të përmbahen nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund ta pengojë këtë nismë në çfarëdo mënyre gjatë kohës që procedurat gjyqësore janë pezull.

2. Projekti i Super Ligës është hartuar në mënyrë të përbashkët nga 12 klubet themeluese të saj: a) Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për gjendjen e tanishme të paqëndrueshme në industrinë e futbollit. 12 klubet themeluese i kanë ndarë të njëjtat shqetësime – njësoj siç bëjnë palët tjera në futbollin evropian -, sidomos në kontekstin e tanishëm socio-ekonomik, që reformat strukturore janë të domosdomshme për t’u siguruar që sporti ynë të mbetet tërheqës dhe të mbijetojë në aspektin afatgjatë. Për këtë qëllim, më 18 prill, ato e bënë të ditur vullnetin e tyre për ta krijuar Super Ligën dhe për të formuar një kanal komunikimi me UEFA-n dhe FIFA-n, në një frymë konstruktive të bashkëpunimit mes palëve, siç u njoftua secila prej tyre në atë datë.

(Kosova Sot Online )