Majlinda Kelmendi feston sot ditëlindjen e 30-të

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 09:22
Majlinda Kelmendi feston sot ditëlindjen e 30-të

Xhudistja më e madhe kosovare, Majlinda Kelmendi feston sot ditëlindjen e saj të 30-të.

Ishte trajneri i saj, Driton Kuka që ia uroi, duke e falënderuar për emocionet që ia ka dhuruar.

“Heroinë! Urime Ditëlindja! Shumë krenar me veprën tande! Të jam mirënjohës deri në frymën e fundit për krejt emocionet që mi ke dhuruar deri sot …Dhashtë Zoti 100 të lumtura t’i gëzosh ashtu siç gëzove një Komb me sukseset tua” – shkroi Kuka në profilin e tij në Facebook.

Përveç sukseseve tjera, Majlinda Kelmendi ka siguruar medalje të artë në Lojërat Olimpike të Xhudos në vitin 2016 dhe në Lojërat Europiane të vitit 2019.

Suksesin e vitit 2016, ajo do të tentojë ta përsërisë këtë vit kur do të mbahen Lojërat Olimpike.

Për shkak të sukseseve të mëdha të saj dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të Kosovës, Majlindës i është ngritur një përmendore në qytetin e saj të lindjes, në Pejë.

(Kosova Sot Online)