Milani me video motivuese para ndeshjes me Juventusin

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 11:58
Milani me video motivuese para ndeshjes me Juventusin

Juventus – Milan është ndeshja derbi e javës së 35-të në Serie A. Të dy ekipet po luftojnë për vendet që dërgojnë në Champions League edicionin e ardhshëm.

Momentalisht, Juventusi gjendet në vendin e katërt me 69 pikë, aq sa ka Atalanta një pozitë më lart dhe aq sa ka edhe Milani në vendin e pestë.

Milani ka lëshuar një video motivuese përpara ndeshjes së kësaj mbrëmje kundër Juventus.

Videoja tregon disa nga fitoret e mëparshme të Milanit kundër Bianconerëve.

(Kosova Sot Online)