Barcelona përfiton nga fitimi i titullit të Serie A nga Interi

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 15:51
Barcelona përfiton nga fitimi i titullit të Serie A nga Interi

Barcelona do të marrë një bonus prej 1 milion euro nga Interi si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Arturo Vidal dhe reprezentuesi i Kilit do të marrë një rritje automatike të pagës.

Vidal u bashkua me Nerazzurrin si një lojtar i lirë verën e kaluar.

Marrëveshja erdhi me një sërë shpërblimesh bazuar në performancat e lojtarit dhe rezultatet e klubit.

Sipas Calciomercato, skuadra e Serie A do t’i paguajë Barcelonës një milion euro bonus pas fituan titullin e kampionit.

Vidal nënshkroi një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit me Interin, por sipas një raporti të mëparshëm të La Gazzetta dello Sport, paga e tij do të rritet në 6.5 milionë euro në sezonin 2021-22.

Sipas raporteve në Itali, ish-ylli i Juventusit dhe Bayern Munchen është një nga lojtarët që mund të largohet nga Stadio Giuseppe Meazza në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)