Trajneri i Prishtinës Ramadani: Kemi ardhur deri këtu me shumë meritë

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 17:55
Trajneri i Prishtinës Ramadani: Kemi ardhur deri këtu me shumë meritë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, këmbëngul se bardhekaltrit janë buzë titullit të parë të kampionit pas tetë vjetëve me shumë meritë, pas fitores së mundimshme 2:1 kundër Feronikelit të dielën.

Një penallti rreth dhjetë minuta para fundit ka mundur t’ia prishte festën Prishtinës, por Ardit Nika e priti goditjen e Marko Simonovski nga pika e bardhë, duke ia siguruar pikët e plota klubit kryeqytetas

Leonit Abazi e kishte kaluar në epërsi skuadrën e Ramadanit herët në pjesën e parë. Por Nika kishte shënuar në portën e vet duke ia mundësuar Niklit ta barazojë rezultatin.

Florjan Smakili shënoi autogol dhe Prishtina kaloi në epërsi 2:1 rreth njëzet minuta para fundit, para se Nika ta mbronte penalltinë e Simonovskit.

“U zhvillua një derbi i vërtetë dhe me shumë emocion. E nisëm mirë, shënuam gol dhe kishim posedimin e topit dhe lojën në kontroll. Por, një gabim që mendoj se u ndodhë edhe portierëve me emër të madh, mirëpo ajo që më gëzoi ishte shpirti luftarak i lojtarëve”, tha Ramadani pas ndeshjes.

Prishtina tani e ka krijuar tani një epërsi prej pesë pikëve ndaj Dritës dhe prej shtatë pikëve ndaj Ballkanit, dy ndeshje deri në përfundim të sezonit 2020/21. Kjo nënkupton bardhekaltrit mund ta sigurojnë titullin e parë që prej sezonit 2012/13 në ndeshjen e ardhshme kundër Gjilanit.

“Treguan se mund t’i ndalin në ndihmë shokut të ekipit. Pastaj, e shënuam golin e dytë, por pastaj kishim një penallti kundër nesh. Fati dhe Zoti i ndihmon ata që kanë guxim. Ishte një ndeshje me luftë të madhe nga të dyja skuadrat, por këtu ku jemi, jemi me shumë meritë”, shtoi Ramadani.

Prishtinës do t’i nevojitet vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit për ta fituar titullin, qoftë kundër Gjilanit apo kundër Ballkanit në ditën e fundit të kampionatit.

(Kosova Sot Online)