Zyrtare: Caktohet gjyqtari për finalen e Europa League mes Man United dhe Villarreal

  • A.P /
  • 12 May 2021 - 17:28
Zyrtare: Caktohet gjyqtari për finalen e Europa League mes Man United dhe Villarreal

Clément Turpin do të ndajë drejtësinë në finalen mes Man United dhe Villarreal.

Edhe zyrtarisht është caktuar gjyqtari për finalen e Europa League mes Manchester United dhe Villarreal.

Gjyqtari francez, Clément Turpin, do të jetë ai që do të ndajë drejtësinë me 26 maj.

Asistentë do të jenë Nicolas Danos, Cyril Gringore (të dy francezë).

Gjyqtar i katërt është caktuar Slavko Vinčić nga Sllovenia.

Gjyqtari kryesor në dhomën e VAR do të jetë François Letexier (francez), derisa asistentë Jérôme Brisard, Benjamin Pages (të dy francezë), Paulus van Boekel (holandez).

Për të arritur në finale, Manchester United e eliminoi Romën, derisa Villarreali e befasoi Arsenalin.

Derisa në finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea, është caktuar gjyqtari spanjoll, Mateu Lahoz. 

(Kosova Sot Online)