Sipas Klop, City po triumfon sepse “ka trajnerin dhe skuadrën më të mirë në botë”

  • A.P /
  • 12 May 2021 - 18:32
Sipas Klop, City po triumfon sepse “ka trajnerin dhe skuadrën më të mirë në botë”

Për Klopp, City është skuadra më e mirë në botë, kurse Guardiola trajneri më i mirë.

Manchester City është rikthyer të dominojë këtë sezon në Premierligë, derisa ditë më parë shkroi historinë duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Pep Guardiola ka ndërtuar një skuadër kampionësh që ia ka lakmi edhe rivali i tij, Jurgen Klopp.

“City ka trajnerin më të mirë në botë. Ka skuadrën më të mirë dhe trajnerin më të mirë, është një formulë e mirë suksesi”, tha ai.

City tashmë e ka fituar Kupën dhe Premierligën në Angli, derisa synon edhe trofeun e Champions League që me 29 maj do ta kërkojë atë në përballjen me Chelsean. 


(Kosova Sot Online)