Kush pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit?

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 18:39
 Kush pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit?

Shpresat e Barcelonës për ta fituar titullin në La Liga pothuajse janë shuar në xhirot e fundit pas gabimeve të njëpasnjëshme të katalonasve.

Gjëja e pare që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta duhet ta zgjidhë është e ardhmja e kryetrajnerit, Ronaldo Koeman, ndaj të cilit është rritur presioni pas dështimeve në ligë.

Nuk është përjashtuar mundësia që Koeman të jetë ende trajner i Barcelonës edicionin e ardhshëm, pasi që holandezi ka ende një vit në kontratë.

Kush mund të largohet nga Barcelona?

Barcelona gjendet në një pozitë të keqe financiare, kështu që nëse ata duan të forcojnë skuadrën, së pari do të duhet të largojnë disa lojtarë.

Futbollistët si Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Miralem Pjanic, Martin Braithwaite, Junior Firpo, Neto dhe Matheus Fernandes do të dalin të gjithë në shitje, por mund të ketë edhe disa lojtarë tjerë që pritet të vendosen në shitje.

Përveç zhgënjimit në fushë, Barcelona dëshiron të largojë disa prej tyre – përkatësisht Coutinho, Umtiti dhe Pjanic – për shkak të pagave të tyre të larta, megjithatë kjo është pikërisht arsyeja pse nuk do të jetë një mision i lehtë.

(Kosova Sot Online)