Manaj shkëlqen, por Barcelona B eliminohet pas ekzekutimit të penalltive

  • A.P /
  • 16 May 2021 - 15:16
Manaj shkëlqen, por Barcelona B eliminohet pas ekzekutimit të penalltive

Rey Manaj po kalon formë fantastike me Barcelonën B dhe këtë e dëshmoi edhe sot duke shënuar dy gola në gjysmëfinalet e Play Off-it ndaj Murcias, megjithatë golat e sulmuesit shqiptar nuk mjaftuan që Barcelona B të kualifikohet më tej.

Sfida nisi mirë për vendasit që e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e një goli, ndërsa në pjesën e dytë skenën e mori Manaj, që barazoi me penallti në minutën e 46’ dhe më pas shënoi edhe golin e dytë në të 64-ën, pas një inkursioni spektakolar të nisur nga mesi i fushës.

Vendasit barazuan sërish me Xemi në minutën e 81-të, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej në barazim dhe skuadrat t’i drejtoheshin kohës shtesë. Edhe këtu nuk pati gol dhe për të vendosur kush do të vijojë më tej, skuadrat iu drejtuan penalltive.

Nga pika e bardhë u realizuan plot 18 goditje, nga 9 për çdo skuadër, teksa Barcelona B gaboi 5 nga gjuajtjet në dispozicion, ndërsa Murcia vetëm 4, duke fituar 5-4 me penallti dhe duke vijuar më tej aventurën në Play Off.

(Kosova Sot Online)