Presidenti i ekipit të promovuar në Serie A duhet ta shesë ekipin deri më 25 qershor

  • A.P /
  • 17 May 2021 - 18:00
Presidenti i ekipit të promovuar në Serie A duhet ta shesë ekipin deri më 25 qershor

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që presidenti i Salernitanas, Claudio Lotito ka kohë deri më 25 qershor ta shesë klubin, pasi që është pronar edhe i Lazios.

Rregullat e Serie A nuk lejojnë që një person të ketë dy ekipe në rangun elitar të futbollit.

 

Salernitana e siguroi promovimin nga Serie B këtë sezon dhe Lotito duhet patjetër ta shes njërin nga ekipet.

Këshilli Federal në Romë ka vendosur që Lotito duhet ta shesë ekipin e promovuar në Serie A më së largu deri më 25 qershor të këtij viti.

(Kosova Sot Online)