Odegaard “i lumtur” në Arsenal, Real Madrid duhet vendosur për fatin e tij

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 20:21
Odegaard “i lumtur” në Arsenal, Real Madrid duhet vendosur për fatin e tij

Norvegjezi ka thënë se ai do të ulët më skuadrën e La Ligas dhe do të diskutojë lëvizjen e ardhshëm pasi ti kalojë periudha e huazimit në Londrën Veriore në fund të sezonit

Martin Odegaard ka treguar se ai është i “lumtur” në Arsenal, por pret që Real Madridi të tregojë të ardhmen e tij përfundimtare.

Odegaard është në Emirates Stadium prej afatit kalimtar të janarit, një lëvizje që kishte befasuar shumë kënd atëkohë.

Norvegjezi ka bërë vend në formacionin e rregullt të Mikel Artetas, por pritet të kthehet në Santiago Bernabeu këtë verë pasi që në marrëveshjen për huazim nuk ka mundësi për t’u larguar nga Real Madridi.

Çfarë ka thënë ai?

Edhe pse Odegaard është i kënaqur me kohën e tij në Arsenal, ai ka thënë se Reali i ka të gjitha kartat e tij për largimin ose jo të norvegjezit për shkak se ai ka kontratë me gjigantët spanjoll deri më 2023.

“Jam shumë i lumtur këtu në Arsenal, ne do të shohim pas sezonit se çfarë do të ndodh”, tha 22 vjeçari për Sky Germany.

“Jam i Real Madridit, kështu që ne duhet të flasim me ta. Është më rëndësi të kuptojmë se çfarë po dëshirojnë ata”, transmeton GazetaExpress.

Çfarë ka thënë Arteta për Odegaard?

Arteta ka thënë se Arsenali do të vendosë nëse do ta “çojë marrëdhënien e tyre përpara” me Odegaard në funds të sezonit pas një sezoni të shkëlqyer në Emirates dhe ai e ka lavdëruar mesfushorin në disa raste.

“Mendoj se kishte një paraqitje të jashtëzakonshme”, kishte thënë ai në një paraqitje të mirë të Odegaard në atë barazimin dramatik 3-3 kundër West Ham më 21 mars.

“Ai është shumë inteligjent në mënyrën se si e lexon ndeshjen, mënyrën se si ka ndikim në ndeshje. Mënyrë se si lëviz në fushë dhe e kërkon topin, mënyra se si bën presion, ai është më të vërtetë i mirë në mesfushë”.

“Mendoj që ne të gjithë jemi të befasuar për shkak se ai në fillim ngurronte, por kur ai fillon të luajë tregon karakterin e tij të vërtetë dhe atë se ai dëshiron të luan futboll”.

Rekordi i Odegaardit në Arsenal

Odegaard deri me tani është paraqitur në 18 ndeshje në të gjitha garat për Gunners, duke shënuar dy gola.

Norvegjezi mund ta rrit këtë statistikë në udhëtimin e skuadrës së Artetës për në Crystal Palace të mërkurën para se ta luajë ndeshjen e fundit më këtë skuadër për këtë sezon në shtëpi kundër Brightonit. 

(Kosova Sot Online)