Benzema ftohet nga Franca për Euro 2020

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 22:11
Benzema ftohet nga Franca për Euro 2020

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është ftuar nga Diedier Deschamps në Kombëtaren e Francës, pas disa viteve ku ishte përjashtuar nga ajo

Diedier Deschamps ka lajmëruar listën e tij me 26 lojtarë për kampionatin europian që do të mbahet këtë verë, ku një ndër gjërat që bie në sy është rikthimi i sulmuesit të Real Madridit Karim Benzema.

Adrien Rabiot është një tjetër lojtar që është ftuar në skuadrën e Francës për Euro 2020, derisa Theo Hernandez i Milanit nuk është ftuar përsëri.

Ftesa për Benzeman është konsideruar befasi për shkak të raporteve tepër të tensionuara në mes të Deschamps dhe Benzemas.

(Kosova Sot Online)